Showtime

Detaje nga Policia e Kosovës, çfarë kishte në veturën ku gjindej reperi Don Xhon

11/16/2021 18:20
nga:Genita C

Policia e Kosovës jep detaje të reja në sekuestrimin e veturës në të cilën gjindej reperi i njohur shqiptar dhe shokut të tij.

Don Xhon gjendej në rrugën “Tirana” në Prishtinë, në veturë të shokut të tij kur u ndalua për kontrollë nga policia.

Gjatë sekuestrimit të veturës policia informoi për detaje se çfarë kishte në të.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontroll rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Range Rover’. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe gjashtë fishekë”.

Nga zyra për informim tregojnë se ndaj mikut të reperit Festim Strumçaku është iniciuar rast për mbajtje të paautorizuar në armës.

“F.S, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.

Kurse, menjëherë pas intervistimit, Don Xhon kishte publikuar një fotografi me mikun e tij në InstaStory, duke e pyetur me shaka se çfarë e pyetën policët gjatë kontrollit.