Sporti

Talenti më i madh po largohet nga PSG, ai mund të kthehet në Barcelonë

11/16/2021 18:17
nga:Lorik J

Talenti më i madh i PSG-së, mesfushori holandez 18-vjeçar, Xavi Simons, me shumë gjasa do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit.

Mediat franceze kanë spekuluar ditët e fundit për një skenar të tillë dhe Fabrizio Romano ka konfirmuar se është një mundësi shumë reale, përcjell GazetaBlic Sport.

Simons është i pakënaqur me mungesën e minutave te PSG ku nuk mund të depërtojë në ekipin e parë për shkak të shumë superyjeve.

Ndonëse parisienët i kanë ofruar një shumë të madhe për të vazhduar kontratën me ta, për momentin duket se ai nuk do ta pranojë. Simons bëri vetëm dy paraqitje për ekipin e parë të PSG dhe luajti vetëm 13 minuta. Ai mbërriti në Francë në vitin 2019 nga La Masia e Barcelonës.

Klubi i madh katalanas është një nga kandidatët më seriozë për të blerë Simons, të cilit kontrata me klubin që është në krye të ligës franceze skadon në verë.

/GazetaBlic Sport