Sporti

Kosova U21 – Shqipëri U21: Ndeshja do të transmetohet në këtë kanal televiziv

11/16/2021 17:47
nga:Lorik J

Kosova U21 do të ndeshet me Shqipërinë U-21 sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, teksa do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Art Sport.

Kosova ka vetëm tre pikë pas katër ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e parafundit, kurse Shqipëria 9 pikë në vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport