Showtime

Romantike kjo! Përparim Rama tregon sesi e njohu Kristalen, gruan e tij

11/16/2021 17:04
nga:M K

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka folur goxha shumë këto kohë për sa i përket planeve dhe projekteve për Prishtinën.

Megjithatë, ai shpalosi më shumë nga jeta personale ishte intervista për Prive në 5 data.Rama, mes tjerash për herë të parë zbuloi takimin me bashkëshorten në vitin 2009, aty ku nisi historia e tyre e dashurisë.

Dhe mesa duket, pritshmëritë e Kristales, zonjës së parë të kryeqytetit kanë qenë krejtësisht tjera.

Ajo, ka menduar se fotografia e Përparimit në event ishte e vjetër, sepse siç tregoi Kryetari Rama, Kristalja nuk e ka pritur që të jetë një folës aq i ri në moshë si Përparimi pjesë e atij organizimi të madh në Abu Dhabi.“Ka qenë shumë interesante.

Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane.

Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë. Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve.

S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – shprehej Rama.