Sonte nga ora 18:00 do të fillojë numërimi i votave me postë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përcjell GazetaBlic.
Ai ka ftuar mediat ta përcjellin këtë aktivitet.
“Ju njoftoj se në orën 18:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë. Ftojmë mediat për të përcjellur këtë aktivitet të KQZ-së”, ka shkruar Elezi.
GazetaBlic do t’iu raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.
/GazetaBlic/


