Kryeministri Albin Kurti tha sot se nuk ka ndonjë nxitim rreth të ardhmes politike të Arben Vitisë, anëtarit të Kryesisë së LVV-së që humbi zgjedhjet në Prishtinë të dielën.
Kurti, tha se momentalisht nuk e di se cilat do të jenë angazhimet e radhës së Vitisë.
“Arben Vitia është kryetar i Qendrës së LVV-së në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së LVV-së. Ai ka qenë person i njohur për angazhimet e tij publike, por se cilat do të jenë angazhimet e tij në të ardhmen unë nuk mendoj se ka ndonjë nxitim tani. Por, kjo varet edhe nga planet që ka edhe vet z. Vitia”, u shpreh Kurti.
Kurti, emëroi sot Rifat Latifin në vend të Arben Vitisë, i cili mbajti pozitën e ministrit të Shëndetësisë në dy mandatet e qeverisë së tij.