Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arriti të marrë një rezultat të mirë në zgjedhjet lokale.
Në ndryshim prej VV-së dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, arritën të riktheheshin fuqishëm dhe të pozicionoheshin në vendin e parë dhe të dytë.
Njohësit e rrethanave politike në vend, duke analizuar rezultatin, po theksojnë se në këto zgjedhje u votuan kandidatët që dhanë zgjidhje për çështjet aktuale të komunës.
“Nëpër komuna u votuan kandidatet që dhanë zgjidhje kreative për çështjet aktuale të komunës. Vlerat e kandidateve ishin baza e dhënjes së votës. Në zgjedhje u dënuan partitë politike që dolën nga zgjedhet qëndrore fituese. Kandidatet u votuan jo në bazë të partisë dhe udheheqjes qendrore, vota u dha per kandidatin që dha zgjidhje.Votuesit nuk ranë nën ndikimin e partive politike. Nuk u pa ndikimi i VV-së, i PDK-së, i LDK-së, i AAK-së etj”
“Per votuesit nuk ishte për bazament vullneti nga zgjedhjet e përgjithshme. Vota u dha konkreisht per dy çështje. Së pari për kandidatin dhe vlerat e tij , si dhe së dyti, për programin politik. Kështu u denua kryesisht VV. Ajo humbi mbi 50% te votuesve. VV ka patur humbje të madhe të elektoratit nga zgjedhjet qëndrore.U humb Prishtina Mitrovica dhe Prizereni, si modele te VV-së” deklaroi Kelmendi.
Profesori universitar, Muhamed Kelemendi, rendi disa nga arsyet që sollën ringritjen e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Partitë e tjera, si PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, dolën me rrezultate të pritshme. Prishtina u kthye tek LDK , ndërsa Mitrovica e Prizreni tek PDK-ja. U humb nga LDK-ja Gjilani dhe Vitia. Rrezultatet e tilla mendohet se jane goditje edhe e pushtetit qëndror. U goditen idetë politike, puna dhe aktiviteti në nivel qëndror. Mospuna në Kuvend ishte edhe një fakt i dhënjes së votës.” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic.
Ndërsa analisti politik Nexhmedin Spahiu po thotë se në rritjen e PDK-së dhe LDK-së në këto zgjedhje ka ndikuar dështimi total në qeverisje i VV-së dhe Albin Kurtit.
“Dështimi katastrofal në qeverisje i Albin Kurtit po ashtu edhe mobilizimi i tyre. VV është zvogëluar për 2/3 (64%), LDK është rritur për 50%, AAK për 50%, PDK për 15%. Por rritja e PDK-së ka qenë strategjike sepse ka synuar me forca optimale marrjen e kryetarëve të komunave. Sigurisht për këtë i kanë ndihmuar edhe mediat shumicën e të cilave PDK i ka nën kontroll” deklaroi Spahiu për “Gazeta Blic”
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës zuri vendin e parë me nëntë komuna të fituara, LDK-ja vendin e dytë me 7 komuna, AAK-ja vendin e tretë me pesë komuna, VV-ja vendin e katërt me katër komuna dhe Nisma Socialdemokrate renditet në fund të listës me vetëm një komunë të fituar.
/Gazeta Blic/
Mësoni si votoi diaspora për secilën komunë të Kosovës!
Kryeministri Kurti thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja


