Lajme

Glauk Konjufca në konferencë për media: Kështu po na shtantazhon Lista Serbe

11/16/2021 11:00
nga:Gazeta Blic

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet edhe sot, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, në një konferencë për media tha se Lista serbe po e bojkoton mbledhjen e kryesisë qëllimshëm.

“Lista serbë është duke e bojkotuar qëllimshëm. Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyre publike, pa e fshehur. Ne nuk pranojmë asnjëlloj shantazhi në kryesi të Kuvendit. Simiq po vjen në Kuvend por kur po e sheh që jemi katër dhe është kuorum i mjaftueshëm po largohet. Këtë e ka bërë edhe sot, nëpërmjet kësaj”, tha ai