Lajme

Mësoni si votoi diaspora për secilën komunë të Kosovës!

11/16/2021 10:56
nga:Gazeta Blic

2379 vota nga diaspora janë konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për balotazhin e 14 nëntorit, raporton Gazeta Blic.

Sot, në ora 16:00, do të nisë numërimi i këtyre votave.

Këtë e ka konfirmuar në një bisedë për Gazeta Blic, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe që u takojnë 19 nga 21 komunat ku është mbajtur raundi i dytë. Shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”, ka thënë Elezi.

Ndërsa, Gazeta Blic ka siguruar votat e ardhura nga diaspora për secilën komunë.