Sporti

A ia ndaloi Xavi paraqitjen televizive Piques? Vjen komenti nga mbrojtësi spanjoll

11/16/2021 08:41
nga:Mergim Rreci

Ardhja e Xavi Hernández në Barcelonë duket se ka krijuar tashmë polemikat e para. Sipas shtypit spanjoll, trajneri i ri i Blaugranas do ta ketë penguar Piqué të japë një intervistë. Situatë që u mohua nga mbrojtësi spanjoll.

“Xavi as nuk e dinte që unë e kisha anuluar vizitën time në El Hormiguero, unë isha ai që e anulova. Këto janë problemet që njerëzit shpikin që të tjerët t’i konsumojnë”, shpjegoi ai në një bisedë me Ibai Llanos në Twitch, përcjell GazetaBlic Sport.

E sa i përket një qëndrimi eventual më të ashpër nga ana e ish-kolegut të tij, Pique u përpoq të balanconte situatën.

“Kur ka rregulla, nuk është e nevojshme që trajneri të jetë i ashpër. Kur ka një situatë me rregulla, gjërat shkojnë mirë, kur nuk ekzistojnë, shkojnë keq. Nuk bëhet fjalë për disiplinë, por për rregull”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/