Sporti

Xavi merr lajme të mira para derbit lokal me Espanyol

11/16/2021 08:24
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, mori lajmin e mirë se Pique, Pedri, Nico, Eric, Sergi Roberto dhe Neto janë rikthyer në stërvitje dhe do të jenë gati për derbin e së shtunës kundër Espanyol.

Desti është në këtë pikë pyetja e vetme. Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe Braithwaite janë mungesa të sigurta për këtë sfidë, transmeton GazetaBlic Sport.

Një tjetër risi ishte prania e përforcimit Daniel Alves. Lojtari u prit shumë mirë nga bashkëlojtarët.