Një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në qytetin e Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj dhe ka bërë të ditur se i lënduari është pronari i argjendarisë.
“Policia e Kosovës e ka pranuar informacionin rreth orës 17:01. Janë tre persona të dyshuar për tentim grabitje që e kanë lënduar një person.” u shpreh Osmanollaj.
Tutje ai tregoi se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Kapen duke vjedh drunj, dy persona arrestohen nga Policia Kufitare