Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu e ka shpallur fitoren e tij në Junik.
Ai ka shkruar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut.
“Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Fillimisht faleminderit secilit junikas për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik, siç i ka hije Junikut. Nga rezultatet preliminare rezulton se koalicioni LDK-VV në Junik është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Sot u konfirmua që për Junikun vendosin vetëm junikasit. Prandaj urime fitorja të gjithë qytetarëve të Junikut.
Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve.
Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.
R.Sh
KQZ nis numërimin e votave nga diaspora – a do të përmbyset rezultati në Junik e Dragash!?