Lajme

A do të rikthehet Arben Vitia në Ministrinë e Shëndetësisë? – Flet Albin Kurti

11/15/2021 14:04
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Po ashtu, shefi i Qeverisë u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre.

Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.

Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti.