Showtime

Flori Mumajesi baba për herë të parë?

11/15/2021 12:26
nga:Genita C

Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi, ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private.

Së fundi, me anë të një ‘story’ në rrjetin e tij social Instgram ai ka befasuar të gjithë, shkruan GazetaBlic.

Flori ka postuar një imazh ku shihet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle.

Këngëtari e ka shoqëruar këtë imazh me një ’emoji’ zemër dhe kjo bëri që të aludohet se Flori po bëhet baba për herë të parë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Flori Mumajesi bëhet pjesë e medieve rozë për një gjë të tillë./GazetaBlic/