Festa e veçantë e futbollistit italian, shënon dhe i propozon martesë të dashurës.
Futbollisti Giuseppe Fella, ka bërë një prej festimeve më të paharruara të një goli.

Italiani pasi shënoi i propozi të dashurës së tij për martesë.
Ai shkoi jashtë vijave për të marrë një bluzë të bardhë, ku e mbajti atë para kamerave dhe tifozëve, ashtu siç bëjnë futbollistët.

Mirëpo, dallimi ishte mesazhi që i dedikohej partneres së tij, ndërsa shkruante: “A do të martohesh me mua?”.
Po ashtu, ishte një vizatim që e shfaqte atë të ulur në gjunjë duke e mbajtur një unazë.
Më vonë, faqja zyrtare e Palermos në Instagram e publikoi këtë ngjarje duke treguar se Marisa e ka pranuar propozimin për martesë.
Çifti është bashkë qe disa vite dhe kanë një fëmijë nga lidhja e tyre.


