Lajme

Ilir Ferati apo Bekë Berisha, ja kush e fiton Istogun sipas EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova

11/14/2021 19:12
nga:Mergim Rreci

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut Ilir Ferati, sipas EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova ka fituar në komunën e Istogut.

Ai ka marrë 60.39 përqind përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i cili ka marrë 39.61 përqind.

Rezultati është prezantuar nga profesori Tomorr Çela.

Çela tha se në Istog janë realizuar 2 mijë anketa.