Lajme

Voton Hashim Thaçi, qytetari thotë se ish-presidenti ia ka marrë emrin dhe mbiemrin

11/14/2021 14:19
nga:Genita C

Qytetarë të shumtë janë duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Një nga votuesit në Komunën e Prishtinës ishte edhe Hashim Thaçi.

Qytetari Hashim Thaçi ka habitur të gjithë pikërisht në ditën e zgjedhjeve në raundin e dytë.


Hashim Thaçi la të habitura edhe mediat, e për emrin dhe mbiemrin e tij si dëshmi tregoi edhe letërnjoftimin.

Madje ai si me shaka tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ai i cili ia ka marrë emrin dhe mbiemrin./Lajmi.net/