Lajme

Derisa po votohet, KEDS ka një njoftim

11/14/2021 12:31
nga:N M

KEDS ka njoftuar se deri në këto momente nuk ka pasur në asnjë vend ndërprerje të energjisë elektrike në nivel vendi, raporton Gazeta Blic. 

Sipas tyre ata kanë angazhuar punëtorët e tyre e që po qëndrojnë në çdo qendër të votimit.

Njoftimi i plotë:

Uniformat blu në secilën qendër të votimit ?‍♂️?
Derisa procesi zgjedhor po vazhdon në qendrat e votimit, ekipet tona si çdoherë po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja.
Përgjithësisht, deri në këto momente, furnizimi me energji ka qenë stabil, duke mos afektuar procesin zgjedhor derisa ekipet tona do të qëndrojnë në secilën qendër të votimit deri në mbylljen e tyre.

Vjosa Osmani: Është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar që nesër të kenë një jetë më të mirë