Lajme

Voton kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka

11/14/2021 10:34
nga:Y I

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ftuar sot qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Haskuka pas votimit tha se koha është e mirë dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Sapo votova. Është një ditë për katër vite… Qytetarët duhet të votojnë dhe është një farë besimi për punën e bërë dhe punët që presin”, tha ai.