Pasi u eleminua nga shtëpia e “Big Brother Vip, Paloma është shumë aktive me intervista.
Ajo ka folur shumë shpesh për eksperiencën e saj brenda shtëpisë, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, Paloma ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe ka rrëfyer se cilët janë pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother Vip”.
“Iliri është një karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë, nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. edhe Arjola në fakt”, tha Paloma./GazetaBlic/


