Sporti

Një tjetër kandidat del në skenë për zëvendësimin e Ole Gunnar Solskjaer

11/13/2021 23:15
nga:Mergim Rreci

Një tjetër kandidat del në skenë për zëvendësimin e Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht nëse drejtuesit e Manchester United vendosin ta shkarkojnë norvegjezin.

Siç raporton Daily Mail, trajneri aktual i Leicester City-t, Brendan Rodgers, është favorit për stolin e “Djajve të Kuq”, nëse do të ketë ndryshim në pankinë.

Mësohet se drejtuesit e United kanë kontaktuar një menaxher për të testuar kandidatët e mundshëm.

Në listën, nga e cila doli Conte (tashmë pjesë e Tottenhamit) dhe ku janë edhe emrat e Ten Hag dhe Zidane (sipas shtypit anglez mbeten opsione të vështira), Rodgers shfaqet si kandidati më i mundshëm.

Pas disa rezultateve të dobëta, po shtohen dita-ditës zërat për largimin e Solskjaer, por klubi ende nuk ka marrë vendim për shkarkimin e Norvegjezit.