Gazetari, Bujar Vitia, ka renditur disa nga arsyet që po bëjnë që mjekët të largohen nga Kosova.
“Mjekët që ikun nga Kosova janë kryesisht mjekët e ri dhe janë kryesisht ata specializantët më të mirë që ka Kosova, dhe këtë e bëjnë për dy arsyje, mungesa e kushteve për tu edukuar dhe hapësira për të punuar, sepse ka një numer të stergnarkuar të specializantëve dhe tjetra është paga që është një prej arsyjeve kryesore që po e lën Kosovën për vendet Evropiane “
“Fatkeqësisht ne për momentin po përballemi me një situtatë ku shëndetësia është në nivelin e dobët, qoftë me furnizim me pasije, barna e po ashtu edhe mungesë të specializantëve, po ashtu kemi problem edhe me pensionimin e mjekëve, qa ka ndodhur më herët . Eshtë një fenomen i keq sepse ata që janë pensionu janë zëvendësu me punëtor të administratës, diku rreth 20% është në dallim numri i administratës me numrin e mjekëve, prandaj duhet të mendojmë që në 10 viteshin e ardhshëm mbi 1200 mjekë do të pensionohen në Kosovë kështu që i bie afërsisht gjysma e mjekëve do të pensionohen brenda 10 viteve dhe shumë shërbime do të mbesin pa speialistë.Prandaj duhet të mendojmë sa ma herët të plotësojmë nevojat e qytetarëve por edhe mungesat e specialistëve në profile të ndryshme”
Vitia thekson se gjendja financiare e mjekëve në Kosovë nuk është aspak e mirë.
Ai thekson se një mjek specialist e ka rrogën 600 euro që është tepër oak për shkollimin e tij.
“Sigurisht që gjendja e mjekëve në Kosovë, nuk është e mirë për sa i përket gjendjes financiare sepse janë të nënpaguar, një mjekë specialist e ka rrogën pagë 600 euro që është pak për një specialist që ka kryer një shkollim të gjatë, është problematike për faktin se ata janë të nivelizuar të gjithë njëjtë, ta zëm një specailist në një ambulant mjekësore që punon me pak pacient paguhet njëjtë sikur një specialist që kryen disa operacione brenda ditës dhe ndoshta me shërbimet e tij kontribuon në mbrojtjen e buxhetit të Kosovës për të parandaluar trajtim jashtë vendit, kështu që kjo gjendje edhe ashtu është problematike, kërkesa e tyre për ligjin e pagave është e drejtë por duhet të rishikohet koficienti i infermierëve, sepse është lën një dallim i madh sa i përket pagës. Ata e bëjnë punën më të madhe në procesin e trajtimit të një pacienti dhe janë në mungesë të kapaciteteve, një infermierë përkujdeset për 20 pacientë” tha Vitia për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.


