Sporti

Anglia superiore ndaj Shqipërisë, realizon pesë gola në pjesën e parë

11/12/2021 21:36
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Angli – Shqipëri.

Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët janë në avantazh me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.

Shqipëria kishte një rast të artë me Myrto Uzunin, por ai nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë edhe pse ishte i vetëm para portierit Henderson.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/