Lajme

Humb jetën një person në fshatin Malaj të Rugovës

11/12/2021 18:54
nga:Y I

Në fshatin Malaj të Rugovës sot është rrokullisur një traktor, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:20 minuta të ditës së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar  për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:20 Policia është informuar se në fshatin Malaj, Rugovë, një traktor është rrokullisur. Me të marrë informatën menjëherë Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës” ka konfirmuar Rugova