Shqipëria U21 përballet me Slloveninë në transfertë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2023.
Të besuarit e Alban Bushit shpresojnë në një arritje historike dhe do të provojnë të marrin tre pikët ndaj një kundërshtari të cilin e mposhtën 2-0 në Shtator, në “Elbasan Arena”.
Slloveni U21 – Shqipëri U21 18:00.
Formacionet zyrtare:
Sllovenia: Turk; Trontelj, Stojinovic, Laci, Spanring; Zabukovnik, Matko, Casar, Zvetlin, Zugelj; Bosilj
Shqipëria: Tafas; Mitaj, Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci; Çelhaka, Marku, Asllani; Ndrecka, Muçi, Dobra
Futbollistët shqiptarë kanë arritur të grumbullojnë 9 pikë në katër ndeshjet e para, pasi kanë regjistruar vetëm një humbje, atë ndaj Republikës Çeke në transfertë, në fillim të muajit shtator.
Trajneri Alban Bushi do të ketë në dispozicion për këtë takim, si sulmuesin titullar Ernest Muçi, ashtu edhe mbrojtësin Ramen Çepele, i cili ka qenë shpesh i grumbulluar me kombëtaren e madhe nga Edi Reja.


