Sporti

Karriera e Agueros në rrezik? Vjen reagimi nga futbollisti argjentinas

11/12/2021 16:14
nga:Mergim Rreci

Lajmet dolën këtë të premte se problemet e zemrës që prekën Sergio Agueron (Barcelona) ishin më serioze se sa fillimisht dhe se karriera e tij ishte në rrezik.

Golashënuesi argjentinas ka përdorur rrjetet sociale për të sqaruar situatën, transmeton GazetaBlic Sport.

“Në dritën e thashethemeve, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë kam bërë analiza dhe trajtime. Le të shohim evolucionin tim në 90 ditë. Gjithmonë pozitiv”, ka shkruar argjentinasi.

Aguero, 33 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga ndeshja kundër Alavés më 30 tetor, pasi nuk ndihej rehat në gjoks. Ai iu nënshtrua ekzaminimeve kardiake dhe klubi përcaktoi një pauzë tre mujore.

/GazetaBlic Sport/