Sporti

Ky është trajneri më i mirë i muajit tetor në Premierligë

11/12/2021 14:17
nga:E K

Premierliga ka zgjedhur trajnerin më të mirë të muajit tetor.

Trajneri më i mirë i këtij muaji është zgjedhur, menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, shkruan GazetaBlic Sport.

Tuchel gjatë këtij muaji arriti 4 fitore me londinezët.

Chelsea mposhtin Southamptonin 3-1, Brentfordin 0-1, Norwichin 7-0 dhe Newcastlen 0-3.

Falë kësaj forme të mirë, ‘The Blues‘ kryesojnë tabelën e Premierligës.

/GazetaBlic Sport/