Sporti

Salah shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë

11/12/2021 13:52
nga:E K

Salah ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premierligë.

Sulmuesi i Liverpoolit ka pasur një performancë fantastike në këtë muaj sidomos në ndeshjen derbi ndaj Manchester United në të cilën ai shënoi hat-trick në fitoren bindëse të Liverpoolit në Old Trafford me rezultat 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.

Egjiptiani është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 10 gola dhe 7 asistime në këtë sezon.

Liverpool pozicionohet në vendin e 4’të në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport/