Sporti

Mësohet buxheti që ka në dispozicion Xavi për të shpenzuar te Barcelona

11/12/2021 12:25
nga:E K

Kriza ekonomike te Barcelona po vazhdon të jetë e thellë.

Skuadra e Barcelonës nuk e ka nisur mirë sezonin dhe po përballet me lëndime të shumta si Aguero, Braithwaite dhe Dembele, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Xavi nuk do të ketë shumë buxhet në dispozicion për të ndryshuar strukturën e ekipit.

‘Blaugranët’ do të vënë vetëm 10 milionë euro në dispozicion të Xavit që t’i shpenzojë për transferime në merkaton e dimrit.

/GazetaBlic Sport/