Mbappe është i lidhur ngushtë prej kohësh me një kalim të mundshëm te Real Madridi.
Jesse Rodriguez ka zbuluar se sulmuesi francez i ka thënë atij se një ditë do të luajë për klubin spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në botën e futbollit çdo ditë shfaqet diçka e re, e cila na befason. Por duke e njohur Florentino Perez (president i Real Madrid) dhe duke marrë parasysh gjithçka që kam thënë me të, Mbappe do të përfundojë duke luajtur për Real Madridin. Unë jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të jetë sezoni i ardhshëm”, tha ai.
Jese Rordiguez ishte pjesë e PSG-së për disa vite ku u huazua disa herë në skuadra tjera.
/GazetaBlic Sport/


