Lajme

EFJ reagon për sulmet e Hysamedin Ferajt ndaj AGK-së: “E mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme”

11/12/2021 11:02
nga:N M

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se AGK-ja është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EJ në Twitter.

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë