Showtime

Kjo është banorja e “Big Brother Vip” me të cilën Bora pati një “sherr”

11/12/2021 11:04
nga:Genita C

Aktori i humorit, Donald Veshaj, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Lidhja e tij me Bora Zemanin është gjithmonë në qendër të vëmendjes, shkruan GazetaBlic.

Në rrjet u bë virale një skenë e moderatores me Einxhel që tani është pjesë e “BBV” bashkë me Donaldin.

Bëhet fjalë për një “sherr” xhelozie mes vete në emisionin “Binjakët”, ku u ngritën Bora dhe Einxhel të sqarohen edhe në ring.

Padyshim se kjo ishte në formë shakaje, por syrit të publikut nuk kishte si t’i ikte./GazetaBlic/