Sporti

Gjiganti anglez përgatit ofertë për Berardin

11/12/2021 08:08
nga:E K

Skuadra anglez po kërkon të përforcohet në repartin e sulmit.

Arsenali është duke shikuar disa opsione për përforcimin e sulmit në afatin kalimtar të dimrit.

Duket se ‘Topçinjtë’ nuk janë të kënaqur me Alexander Lacazzete dhe Pierre Emerick-Aumabeyan, andaj po kërkon një sulmues kualitativ.

Sipas mediave italiane, Arsenali është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Sassuolos për Domenico Berardi.

Berardi po shihet si përforcim ideal për Mikel Arteta që ka kërkuar ta ketë në ekip.

Sulmuesi italian ka kontratë me Sassuolon deri në qershor të vitit 2022, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Milani.