Në një ndeshje që kishte veçantinë e të gjithë golave të shënuar nga lojtarët e ekipit mysafir, Kroacia shkoi në Maltë për të mposhtur kombëtaren vendase me rezultatin 7-1.
Fitorja e Kroacisë e ka bërë shumë interesante situatën brenda grupit, aq më tepër për faktin se ndeshja e fundit ndaj Rusisë do të jetë vendimtare, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Rusisë zhvillohet të dielën dhe kushdo që fiton do të kualifikohet direkt në Kupën e Botës 2022.

/GazetaBlic Sport/


