Lajme

Grenell: Kurti është kundër çdo politike amerikane

11/11/2021 23:02
nga:Gazeta Blic

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ishte kundër çdo politike amerikane.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Është keq kur Kurti refuzon çdo politikë amerikane nga Bill Clinton, Barack Obama, George Bush. Ai është kundër çdo politike amerikane. Kjo është e tmerrshme për Kosovën”, tha ai.

Tutje, ish-ambasadori amerikan në Gjermani tha se e pëlqen shefin e Qeverisë kosovare, teksa e komplimentoi atë dhe stafin e tij për luftën ndaj korrupsionit.