Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës.
Gjermania ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Litenshtajnit, 8 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët luajtën me një lojtar më pak, pasi që Hofer u përjashtua në minutën e 9-të. “Panzerët” ishin fantastikë gjatë gjithë ndeshjes.
Në anën tjetër, Spanja ka triumfuar ndaj Greqisë, me rezultat 0 me 1. Sarabia shënoi golin e vetëm në ndeshje
Kroacia gjithashtu fitoi me rezultat “tenistik”, 7 me 1 ndaj Maltës, kurse Sllovenia dhe Sllovakia barazuan me rezultat 2 me 2.
Portugalia e Cristiano Ronaldos nuk arriti me shumë se një barazim pa gola ndaj Irlandës. Gjithçka vendoset ditën e dielë në ndeshjen ndaj Serbisë, Portugalisë i duhet patjetër rezultati pozitiv për t’u kualifikuar direkt në Kampionat Botëror.
/GazetaBlic Sport/


