Sporti

Maqedonia e Veriut me fitore të madhe ndaj Armenisë, zhgënjen Suedia e Zlatan Ibrahimovic

11/11/2021 19:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që ishin në program nga ora 18:00.

Maqedonia e Veriut ka triumfuar 0 me 5 ndaj Armenisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Enis Bardhi ka shkëlyer në këtë takim, duke shënuar tre gola në ndeshje.

Kjo fitore e çon monetalisht në pozitën e dytë kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,

Rusia ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Qipros, 6 me 0. Në anën tjetër, një zhgënjim i madh nga Suedia e Zlatan Ibrahimovic, e cila u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 2 me 0 dhe tashmë rrezikon të zbret në pozitën e dytë.

Luksemburgu e ka arritur edhe fitoren e tretë në grup, duke e mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 1 me 3.

/GazetaBlic Sport/