Sporti

Alisson tregon se kush e meriton çmimin e futbollistit më të mirë në botë

11/11/2021 18:15
nga:Mergim Rreci

Alisson është portier titullar në Brazil dhe mëngjesin e nesërm do të luajë ndeshjen e 50-të.

Portieri duhet të jetë mes shtyllave ndaj Kolumbisë, në kualifikueset për Botërorin e Katarit 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, portierit brazilian iu kërkua të jepte këndvështrimin e tij për votimin për çmimin e lojtarit më të mirë botëror, i cili do të jepet nga FIFA më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Alisson ka zgjedhur reprezentuesin polak, Robert Lewandowskin, si të duhurin për atë çmim.

“I merituar një çmim, në kokën time vjen Lewandowski… Nga numrat e tij, nga arritjet e tij. Vitin e kaluar nuk pati një dallim të tillë për shkak të situatës që po kalonte bota dhe sepse futbolli kaloi një kohë atipike. Besoj se është një emër që meriton shumë, ka thyer rekorde, ka shënuar shumë gola dhe ka një qëndrueshmëri të madhe”, theksoi Alisson, duke theksuar sulmuesin polak nga Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport/