Sporti

Premier League me orar të veçantë për edicionin tjetër, do të ketë një pushim të gjatë në mes të nëntorit

11/11/2021 17:41
nga:Mergim Rreci

Premier League ka publikuar orarin për edicionin 2022/23.

Kampionati anglez do të nisë më 6 gusht, një javë më herët se zakonisht dhe do të zhvillohet normalisht deri në raundin e 16-të, në datat 12 dhe 13 nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes së raundit të 16-të, e cila do të zhvillohet në fundjavën 12-13 nëntor, lojtarët do të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare për Kupën e Botës.

Nuk do të ketë asnjë veprim në Premier League deri në përfundimin e kompeticionit.

/GazetaBlic Sport/