Interi dhe Juventusi do të luajnë në Superkupën e Italisë në San Siro me 12 janar, është bërë e ditur.
Ky është trofeu mes fituesit të Serisë A dhe fituesve të Kupës së Italisë për sezonin 2020-21, përcjell GazetaBlic Sport.
Dikur luhej si hapje e para-sezonit, por vitet e fundit me një listë të mbushur me ndeshje ka rënë në dhjetor ose janar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, vendi i ndeshjes tani është zgjedhur dhe është “Giuseppe Meazza”, në zonën San Siro të Milanos, me datë 12 janar.

/GazetaBlic Sport/


