Showtime

Ish-banori i “Big Brother Albania” dikur i dashuri i Oriola Marashit

11/11/2021 15:46
nga:G C

Oriola Marashi, modelja shqipëtare njihet si njëra nga vajzat më provokuese e show-bizit shqiptar.

Modelja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku Oriola publikon rregullisht fotografi të saja nga pushimet dhe puna që bën.

Para disa muajsh Oriola i ka dhënë fund lidhjes së saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda.

Por vite më parë ajo ka qenë në një lidhje dashurie me njërin prej fituesve të reality-show më të famshëm në Shqipëri “Big Brother Albania”.

Fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti pas përfundimit të këtij reality-show e bëri publike lidhjen e tij me Oriolën.Kjo lidhje zgjati më shumë se një vit.