Sporti

Kjo është data kur Gerrard do të ‘rikthehet’ në Anfield

11/11/2021 14:04
nga:E K

Steven Gerrard edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e trajnerit të Aston Villas.

Gerrard u zyrtarizua sot nga Aston Villa përmes faqes zyrtare në Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish kapiteni legjendar i Liverpoolit u rikthye në Premierligë për herë të parë pasi u largua nga ‘The Reds’ në vitin 2015 ku kaloi 17 vite në Anfield.

Stivie do të rikthehet në Anfield për t’u ballafaquar me ish klubin e tij me datë 11 dhjetor kur Liverpool e pret Aston Villan në shtëpi në kuadër të Premierligës.

/GazetaBlic Sport/