Sporti

Lewandowskit nuk i mjaftojnë 23 gola në 17 ndeshje: “Kam prekur pak topin”

11/11/2021 13:07
nga:E K

Autori i 23 golave në 17 ndeshje që nga fillimi i sezonit, Robert Lewandowski po konfirmon veten në nivelet më të larta, pavarësisht se, siç e pranoi ai vetë, përshtatja me sistemin e lojës së Nagelsmann nuk ishte e lehtë.

“Unë luftova për të pasur shanse dhe për të gjetur pozicionin e duhur në fushë. Kur luan me gjashtë elemente sulmuese dhe kundërshtarët mbyllen, bëhet e ndërlikuar për një sulmues. Në ndeshjet e fundit kam pasur vështirësi për të pasur topa dhe kur kam marrë në zotërim isha gjithmonë shumë i markuar”, tha Lewandowski.

“Ka shumë ndeshje ku në 20 minutat e para nuk kam prekur shumë topa dhe më është dashur të luftoj. Sigurisht që herët a vonë vijnë mundësitë, por nuk është edhe aq e lehtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport