Sporti

Klubi i parë i Messit publikon një video, kjo ishte ndoshta intervista e parë e jetës së tij!

11/11/2021 12:24
nga:E K

Leo Messi ka luajtur nga viti 1995 deri në vitin 2000 për Newell’s Old Boys të Argjentinës, një klub nga qyteti i tij i lindjes, Rosario. Në përzgjedhjen e të rinjve, ai shënoi 234 gola në 176 ndeshje dhe më pas shkoi te Barcelona dhe u bë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

The Newell’s Old Boys kanë publikuar një video që besohet të jetë intervista e parë e Messit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas një ndeshje ku ai shënoi dy gola, foli para kamerës dhe duket se kjo ishte intervista e tij e parë në jetë.