Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vazhduar tubimet në kuadër të fushatës për balotazh.
Në tubime me përkrahësit e Nismës në fshatrat: Turjakë, Gurbardh, Drenoc e Tërpezë, ai ka marrë përkrahje masive në garën për të parin e komunës.
Kastrati shkruan se askush s’mund ta ndalë fitoren e Nismës në Malishevë.