Sporti

Manchester City i ofron kontratë të re afatgjate Gundoganit

11/11/2021 12:36
nga:E K

Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit gjerman, Gundogan.

Kontrata e Gundogan përfundon në fund të sezonit 2022/23, dhe Citizens janë të interesuar t’a mbajnë atë edhe më tutje në ‘Etihad‘, shkruan GazetaBlic Sport.

Gundogan është lojtar kyç në formacionin e Pep Guardiolas dhe lojtari vazhdon të pëlqehet nga tekniku spanjoll.

Manchester City do të ofrojë kontratë për gjermanin që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2025.

/GazetaBlic Sport./