Zgjedhjet Lokale

Lutfi Haziri: Do të vazhdojmë me shërbimin e njohur “Mjeku n’shpi”

11/11/2021 10:48
nga:N M

“Mjeku n’shpi” është një ide e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e kishte nisur këtë projekt në 2017 me qëllimin që qasja në shëndetësinë primare të mos i mungojë asnjë qytetari.

Efektet e kësaj ideje kanë qenë transformative dhe qytetarët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur e falenderues.

Lajmi i mirë është që kjo iniciativë, sipas kryetarit Haziri, do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme duke e vendosur një standard krejt të ri në shërbimin shëndetësor për qytetarët.

“Mjeku n’shpi, një iniciativë tepër e suksesshme e cila duhet të vazhdojë dhe jemi të dedikuar të vazhdojë. Qasja e lehtë në shëndetësi është meritë e secilit qytetar dhe kjo do të vazhdojë të fuqizohet si qasje. Gjilani është këtu për të gjithë qytetarët e vet”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobiliteti i ekipeve shëndetësore është një sistem mjaft i përhapur, sidomos në demokracitë perëndimore.

Një model i tillë, nuk ka qenë i përhapur më parë në Kosovë.