Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkroi Nuland.
E gjatë vizitës në SHBA, presidentja ka takuar edhe drejtoreshën e USAID-it, Samantha Power.
“Me kënaqësi e mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth mbështetjes së USAID-it për popullin e Kosovës dhe si mund të ndihmojmë në avancimin e fuqizimit të grave dhe punësimin. Kur e falënderova për mbështetjen e Kosovës për 2,000 refugjatë afganë, ajo tha, ‘ne e kemi mirëpritur mundësinë për t’ua kthyer ndihmën’”.
Ndryshe, presidentja Osmani mbrëmë ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.
Pleased to welcome Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS to discuss a wide range of shared priorities, including rule of law, energy, and normalization of relations with Serbia. The United States thanks Kosovo for its early and generous support to temporarily host relocated Afghans. pic.twitter.com/hESM4mRLoA
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) November 10, 2021
Great to welcome President @VjosaOsmaniPRKS to discuss @USAID support for the people of #Kosovo, and how we can help advance women's empowerment & employment. When I thanked her for Kosovo’s support for 2,000 Afghan refugees, she said, “we welcome the chance to give back.” pic.twitter.com/Oc3OWRjSfT
— Samantha Power (@PowerUSAID) November 11, 2021