Në moshën 19 vjeçare, Fabio Carvalho po shihet si një nga yjet e kampionatit, në nivelin e dytë anglez ‘Championship’.
Me përfundimin e kontratës së tij me Fulham në verë, mesfushori anglez – me prejardhje portugeze dhe timoreze – po lakmohet nga disa prej klubeve kryesore të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Liverpool Echo argumenton se Liverpool është favorit i madh për të nënshkruar me mesfushorin e Marco Silva. Gazeta angleze zbulon se Jorge Mendes, menaxheri i Fábio Carvalhos, tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e klubit dhe do të tregojë disponueshmërinë për kalimin e të riut në Anfield.
Me karrierën e tij të nisur në Benfica, Fabio Carvalho mbërriti te Fulham në vitin 2015. Debutimi i tij për ekipin e parë të londinezëve erdhi në vitin 2020 dhe që atëherë ai ka shënuar gjithsej 13 ndeshje, katër gola dhe një asistim.
/GazetaBlic Sport/


